Para

Depozitat u shtuan gjatë gushtit. Shqiptarët kursejnë eurot dhe shpenzojnë lekët

Nga Gazeta 'SI' - Stoku i depozitave në bankë preku vlerën e 1.33 trilionë lekëve gjatë muajit gusht, me rritje 1.5% nga korriku ose 19 mld lekë më shumë . Kjo është shifra më e lartë e raportuar e depozitave.

Në raport vjetor, kursimet në banka janë shtuar me 3.7%.

Edhe pse valutat nuk kanë pasur një vit të mirë, vazhdojnë të mbajnë pjesën më të madhe të depozitave, mbi 55%. Në gusht kursimet në valutë u shtuan me 2.8% duke arritur 738 mld lekë. Në raport vjetor ato kanë rënë me 0.8%.

Depozitat në lekë ranë lehtë gjatë periudhës, me 0.2%, duke qëndruar në vlerën e 594 mld lekëve. Nga një vit më parë rritja është rreth 10%.

Sipas kategorive, bizneset kanë pasur në rritje të kursimeve të tyre në banka, ndërsa individët kanë “zbrasur” llogaritë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë