Nga Gazeta ‘SI’ – Stoku i depozitave në Shqipëri ka vazhduar rënien edhe për muajin maj, duke u pakësuar me 0.1% nga prilli. Përkthyer në vlerë, rënia raportohet në rreth 1.6 mld lekë nga prilli në maj 2023. Reduktimi i parave në stok tregon se qytetarët apo bizneset kanë tërhequr kursimet e tyre, por gjatë kësaj periudhe shkak mund të jetë edhe zhvlerësimi i euros që ka ulur vlerën e depozitave në total.
Gjithsesi sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, rënia është më e fortë në depozitat në lekë se sa në valutë. Edhe për majin, valutat, kryesisht euro, vazhdojnë të dominojnë depozitat e shqiptarëve duke mbajtur më shumëse 50% të totalit.
Ndonëse nuk është e qartë arsyeja e rënies, është e qartë se shqiptarët nuk po rrisin kursimet, edhe pse norma e depozitave është e lartë.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në total që kanë individët, institucionet shtetërore dhe institucionet e tjera jopublike arriti në 1.25 trilionë lekë në fund të muajit maj, vlera më e ulët që nga korriku i shkuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.