Sipas raportit financiar mujor të Bankës së Shqipërisë gjatë muajit janar 2021 depozitat në valutë shënuan përsëri rritje me 5.3% duke arritur në vlerën e 597.6 miliardë lekë, ndërsa depozitat në lek ranë me 4.2% duke shkuar në vlerën e 223.7 miliardë lekë.
Gjatë janarit 2021 në Shqipëri qarkullonin rreth 354.4 miliardë lekë..
Totali i kredisë gjatë këtij muaji shënohet 606.28 miliardë lekë, nga të cilat 419.5 milonë u morën nga qeveria qendrore. 12.16 miliardë nga korporata jo-financiare dhe 7.3 miliardë nga korporata financiare. 284.9 miliardë lekë kredi u dhanë në valutë.
Nga sektorët e prodhimit huaja më e madhe iu dha sektorit të tregtisë me shumicë dhe pakicë, 128.8 miliardë lekë, ku sipas Instat listohet si një ndër sektorët me performancë pozitive. Huaja e dytë më e madhe iu dha industrisë përpunuese, 52.8 miliardë lekë, që rënditet si sektori me dëmtimet më të mëdha gjatë 2020-ës.

Të ardhurat totale në raportin e BSH-së, për muajin e parë të këtij viti numërohen me 35.2 miliardë lekë, nga të cilat 108 milionë janë grante. 33.9 miliardë janë të ardhura tatimore, 1.2 miliardë të ardhura jo-tatimore. Shpenzimet vlerësohen në masën 33.2 miliardë, nga të cilat 31.1 janë korrente dhe 1.9 kapitale. 97.7 milionë janë shpenzime të papërcaktuara. Deficiti numërohet në vlerën e 2 miliardë lekëve. Financimi i brendshëm i deficitit vlerësohet negativ me -20.7 milionë lekë dhe financimi i huaj me 778 milionë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



