Nga Gazeta ‘SI’ – Në tre muajt e parë të vitit, depozitat në banka janë rritur me 8.6%, duke mbajtur të njëjtin ritëm në në fund te 2024-s. BSH raporton një zgjerim më të shpejtë për dpeozitat ë lekë, më 8.8% dhe më pak për ato në valutë, 8.4%.
Ky trend lidhet me treguesit e interesave, që për ato në lekë rezulton 1.9% dhe për ato në euro 1.2%.

Kursimet e individëve janë rritur me 9.5% në tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa ato të bizneseve me vetëm 5.5%. Në raport me PBB-në, niveli i depozitave të bizneseve mbetet i lartë, në 12.5%.
Në fund të marsit 2025, stoku i depozitave në bankat e vendit është 1.380 trilion lekë, me një rënie 1.2% nga janari i të njëtit vit dhe me rritje 6% nga një vit më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.