Nga Gazeta ‘SI’ – Pas disa muajsh rënie, depozitat i janë rikthyer rritjes në maj.
Sipas shifrave nga Banka e Shqipërisë, në muajin maj raportohen 1.384 trilionë lekë depozita bankare, me rritje 0.6% nga prilli. Nga një vit më parë, depozitat janë shtuar me 84 mld lekë.

Kursimet janë rritur si në lekë, që mbetet monedha dominuese, por edhe në valutë, kryesisht euro.
Llogaritë e bizneseve kanë vlerën më të madhe të depozitave, sa 12.5% e PBB-së, por rritja më e lartë raportohet për individët.
Nga një përpunim i të dhënave në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave rezulton se janë 1.98 mln depozitues në sistemin bankar vendas, ku 80% janë individë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.