Futboll

Depai kthehet në modë për sulmin e Juves, sondazh për Ruiz

Gazeta Si – Juventusi është në kërkim të një tjetër sulmuesi, që të jetë alternativë e Vlahoviçit. Emra kanë qarkulluar disa, por asgjë konkrete deri tani. Në radarin bardhezi është kthyer në modë edhe emri i Memfis Depait. Sondazhe ka edhe për Fabian Ruiz për mesfushën.

Depai feston një gol me Holandën. Gazeta Si, 29 korrik 2022

Duke parë vështirësitë në tratativat me Atletiko Madrit për Moratën, për anën ekonomike holandezi i Barcelonës duket profili i duhur për Juventusin. Klubi bardhezi po sheh çdo mundësi, pasi edhe për brazilianin Firmino ka marrë një “Jo” nga Liverpuli.

Depai është një sulmues që e josh jo pak Juventusin dhe mbetet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet në vazhdim. Tjetër alternativë është ajo e sulmuesit të Atalantës, Luis Muriel.

Juventusi gjithashtu po mendon edhe për mesfushën, duke marrë në konsideratë faktin se Artur dhe Rabiot mund të largohen. Bardhezinjtë presin të mësojnë se çfarë do të ndodhë me gjurin e Pogba, por nuk mund ta lënë gjithçka për në momentin e fundit.Fokusi tani është te Fabian Ruiz.

Fabian Ruiz. Gazeta Si, 29 korrik 2022

Hipoteza e fundit është ajo e lojtarit të Napolit. Klubi torinez po bën një sondazh për lojtarin spanjoll, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023. Napoli kërkon 35 milionë euro për Ruiz, por mund të gjendet një zgjidhje për më pak.

Për Adrien Rabiot ka një interesim orët e fundit nga Monako. Madje, ka pasur kontakte me këtë klub nga njerëzit e afërt të francezit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë