Drejtësia

Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi i shqiptarit në Londër

Suedezi Anis Hemissi është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata angleze për vrasjen e 36 vjeçarit shqiptar Flamur Beqiri pas prishjes së pazareve të drogës. Beqiri u ekzekutua në sy të gruas dhe djalit teksa ishte duke hyrë në shtëpinë e tij në Londër. 36 vjeçari shqiptar ishte duke u kthyer për në shtëpi teksa më parë kishte darkuar me gruan kur hasi përballë shtëpisë së tij suedezin me orgjinë tuniziane, Anis Hemissin.

Sipas Daily Mirror, 24 vjeçari e qëlloi Flamur Beqirin me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Përpara se të vriste shqiptarin, suedezi së bashku me bashkëpunëtoret e tij kishte studiuar të gjitha lëvizjet e 36 vjeçarit.

Hemissi kishte fluturuar nga Suedia drejt Britanisë së Madhe pikërisht me porosinë për ekzekutuar shqiptarin dhe për ta arritur këtë ai u maskua me uniformën e punës si pastrues mbeturinash.

Atij iu desh të priste 4 orë Flamur Beqirin, derisa të hasej me të për ta ekzekutuar me tetë plumba.

Për t’u larguar ai përdori një biçikletë për femra, gjë që e bëri të bjerë në ‘kurthin’ e policies.

Mediat britanike kanë publikuar edhe momentin e arratisjes me biçikletë të Anis Hemissit pasi vrau shqiptarin Flamur Beqiri.

36 vjeçari shqiptar me nënshtetësi të Kosovës dhe suedeze ishte i përfshirë që prej vitit 2007 në tregtinë ndërkombëtare të drogës nga Spanja, përmes Holandës e deri në Skandinavi, ndërsa ishte arrestuar disa herë në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë