Futbolli anglez vijon të provojë se është shumë vite përpara atij europian edhe në nivelin e civilizimit dhe të rregullave shumë të ashpra. Këtë e demonstron edhe klubi i Çelsi, i cili ka vendosur të ndëshkojë gjashtë persona përgjegjës për sjellje raciste me ndalimin e hyrjes në stadiumin “Stamford Bridge”. Ngjarjet për të cilat ata dënohen datojnë në ndeshjen e dhjetorit të kaluar kundër Mançester Sitit.
Në shpjegimin e sanksioneve të miratuara, klubi londinez deklaron se dëshironte të priste hetimet e policisë për të mos ndërhyrë. Ndërsa pranoi dhe respektoi vendimin e marrë nga autoriteti gjyqësor për të mos vijuar me kallëzime penale kundër gjashtë personave, Çelsi vendosi t’i sanksionojë shumë ashpër ata që janë përgjegjës në aspektin sportiv.
Në vendimin e marrë shpjegohet se një tifoz është përjashtuar përjetë nga “Stamford Bridge” për përdorimin e gjuhës fyese raciste dhe për sjellje kërcënuese dhe shumë agresive”. “Ne nuk mund të interesohemi vetëm nëse është kryer një krim” – sqaroi klubi në vendimin e tij – “por përkundrazi nëse individi ka vepruar në kundërshtim me kushtet e lëshimit të biletave dhe sjelljes në stadium, dënimi duhet të jetë shembullor”.
Dënimi ka qenë i ashpër edhe për pesë personat e tjerë, por me një ndryshim të vogël, pasi ata do mund të hyjnë në stadium pasi të kenë plotësuar dënimin prej 2 vitesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




