Politike

Dendias në Tiranë, takim me Omonia-n: Folëm për problematikat e minoritetit grek

Në vizitën e tij zyrtare në Tiranë, Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias është takuar fillimisht me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri.

Dendias ka postuar në rrjetin e tij social Twitter një foto nga takimi me Belerin teksa shkruan se ai e informoi për problematikat e minoritetit grek në Shqipëri.

“Në nisjen e vizitës time në Tiranë, u takova me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, i cili më informoi mbi çështjet dhe problematikat e minoritetit grek në Shqipëri”, shkruan ai.

Dendias do të zhvillojë takime gjithashtu me kryeministrin Edi Rama dhe homologen e tij, Olta Xhaçka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë