Politike

Dendias: Me Ramën diskutova për përspektivën europiane

Vizita e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias ka përfunduar takimin në Tiranë me kryeministrin Edi Rama. Një takim që, siç ishte paralajmëruar më herët, nuk do të shoqërohej me ndonjë konferencë për shtyp.

Qëndrimet e qeverisë greke, Dendias i kishte përcjellë më herët në një takim me ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Dendias lexoi një deklaratë për mediat, por nuk pranoi pyetje nga mediat kur doli bashke me ministren Xhaçka .

Ndërsa në takimin me Edi Ramën, Dendias komentoi me gjuhen diplomatike, kur tha se u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe.

“Në përfundim të vizitës time në Tiranë, u takova me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën. Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva europiane e Shqipërisë dhe zhvillimet rajonale”, shkruan Dendias


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë