Në një takim në qytetin e Sarandës, ministrja e Financave, Anila Denaj, foli për rëndësinë e markimit të një biznesi sipas emrit apo mënyrën se si ai do të futet në treg, duke stimuluar bizneset drejt krijimit të një marke.
“Unë do të doja që produkti shqiptar nga #hashtag tek kafeneja, tek kremi i duarve, tek një markë tjetër prodhimi, tek një reçel, të ketë një markë, e cila jo vetëm thotë emrin e personit që e ka krijuar atë që në momentin që vendosi emrin e biznesit, që buroi nga zemra, por në vetvete ka menduar sesi do ta çojë atë jo vetëm tek tregu, por deri tek perceptimi i secilit qytetar që do ta blejë”,- u shpreh Denaj.
Në takimin e zhvilluar nga Drejtoria e Pronësisë Intelektuale u fol se si krijimi i një marke për një biznes specifik shërben si një hap i parë në rritjen e konkurrencës së ndershme në treg dhe përmë tepër mbron ligjërisht punën e kryer.
“Si çdo pronë tjetër, e luajtshme apo e paluajtshme duhet të mbrohet, sepse nëse ju nuk e mbroni, nuk keni një akt që tregon se jeni mbajtës të saj dhe atëherë nuk mund të kërkoni mbrapsht benefitet që vijnë nga mbrojtja,”- tha drejtoresha e Përgjithshme e DPPI.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.