Ekonomi

Denaj me biznesin amerikan: Do shlyejmë detyrimet e prapambetura

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj në një takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë, ka garantuar biznesin se një nga përpjekjet e rëndësishme në drejtim të trajtimit të barabartë të sipërmarrësve dhe transparencës do të jetë “shlyerja detyrime të prapambetura”.

Ministria Denaj sqaroi se po analizohet me kujdes situata, për t’i dhënë një zgjidhje sistemike problematikës që lidhet me detyrimet e prapambetura. Për vitin 2019 janë planifikuar 19 miliard lekë, e cila përbën një shifër rekord në planin e rimbursimit sipas ministres.

Ao tha se Ministria e Financave dhe Ekonomisë po monitoron nga afër planin e shlyerjes dhe metodologjinë e pagesave dhe vetëm në janar 2019 janë rimbursuar 1.7miliard lekë.


“Në fokusin tonë do të jetë gjithmonë partneriteti me biznesin dhe do të vazhdojmë reformat e ndërmarra në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit në mënyrë që të lehtësojmë të bërin biznes në Shqipëri dhe të krijojmë sa më shumë mundësi për sukses.:- u shpreh ministrja Denaj gjatë bisedës me sipërmarrësit e Dhomës Amerikane.

Gjithashtu Ministria Denaj bëri me dije se se lufta antiinformlalitet nuk do të zhvillohet më në kushte emergjence përmes aksioneve, por mbi një strategji aftmesem të mirëpërcaktuar për të dhënë efekte të qëndrueshme.

“Përpjekjet tona në këtë drejtim do të fokusohen në:

Qasjen sistemike përmes fokusimit në sistemet e monitorimit të riskut. Implementimi i sistemeve të auditimit dhe rafinimi i profileve të riskut do të jenë disa nga faktorët kyç në drejtim të suksesit për formalizimin e ekononomisë dhe antiinformalitetit.
Përmirësimin e mëtejshëm të proçedurave fiskale, nëpërmjet thjeshtësimit të mëtejshëm të legjislacionit të agjencive që mbledhin të ardhurat

Rritja e transparancës duke e bërë informacionin për taksapaguesin sa më të aksesueshëm dhe user-friendly përmes platformave online”, u shpreh ministria Denaj gjatë takimit.

Ajo kërkoi prej tyre inisiativa apo propozime për përmirësime të legjislacionit fiskal dhe në të gjithë strukturat që ajo drejton.

Pak ditë më parë kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford në një dalje për mediat i kërkoi politikës të zgjidhë në mënyrë të menjëhershme krizën politike në vend pasi sipas tij po ndikon fort në ekonomi dhe klimën e biznesit, pasi biznesi druhet të investojë sipas tij në një mjedis kaotik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë