Ka ndodhur

Dëmtoi kabinën në hyrje të parkut të Divjakës, arrestohet një nga protestuesit

Gazeta Si – Një 33-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër u shpall në kërkim, të cilët akuzohen se kanë thyer kabinën në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës gjatë tubimit të të premtes.

“Në prang aka rëënë shtetasi A.P., banues në Xeng të Divjakës, si dhe u shpall në kërkim S.K., 40 vjeç, banues në Divjakë”, njofton policia.

Për dy ditë, të enjten dhe të premten pati tensione deri në përplasje me policinë, ndërsa dje u thye dhe kabina e biletarisë.

Ministria e Kulturës ka vendosur aplikimin e tarifës prej 50 lekësh për të hyrë në rrugën e parkut dhe plazhit të Divjakës, por kjo kundërshtohet nga banorët e zonës të cilët dy ditë kanë protestuar duke shkuar dhe hequr traun.

Protestuesit u përplasën me policinë dhe thyen kabinën e vendosur në shenjë revolte.

Policia lokale ka proceduar penalisht kryetarin e Partisë Demokratike atje, Eduart Sharka, si dhe katër banorë që janë angazhuar në protestë prej dy ditësh.

Midis personave të proceduar është edhe një 71-vjeçar.

Policia i akuzon ata se nuk i janë bindur thirrjeve të forcave të rendit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. Sh., 64 vjeç, J. M., 46 vjeç, N. Gj., 71 vjeç, D. P., 29 vjeç dhe L. Gj., 64 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë