Lojëra me Dore

Dëmtohet numri 1 në botë, Karlos Alkaraz humb Australian Open

Gazeta Si – Karlos Alkaraz nuk do të marrë pjesë në Australian Open, që zhvillohet në Melburn nga data 16 deri më 29 janar. Numri 1 në renditjen botërore të tenisit mungon në turneun e parë Slam të sezonit për shkak dëmtimi.

“Isha në formë të mirë para sezonit, por jam dëmtuar në stërvitje, pas një lëvizjeje të rëstësishme jonatyrale, – ka shpjeguar tenisti spanjoll në Instagram. – Këtë herë problemi është në një muskul të këmbës së djathtë.

Kam punuar shumë fort për të arritur nivelin tim më të mirë për në Australi, por për fat të keq nuk mund të luaj në Australian Open. Është një situatë shumë e vështirë, por duhet të jem optimist, të rikuperohem dhe të shoh përpara. Me Australian Open shihemi në 2024-ën”.

Turneu australian humbet kështu një nga favoritët kryesorë. Karlos Alkaraz ka arritur të kapë majën e tenisit botëror në një moshë shumë të re dhe premton të jetë pasardhës i denjë i treshes Federer-Nadal-Gjokoviç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë