Gazeta Si – Çfarë goditje për Karlos Alkaraz. Gjashtë javë stop për numrin 1 në botë, i cili ka pësuar një dëmtim muskulor dhe ëhstë detyruar të heqë dorë nga ‘Atp Finals’ në Torino dhe Kupën Davis.
Njoftimin e ka dhënë vetë tenisti spanjoll nëpërmjet kanalave të tij në rrjetet sociale: “Është e vështirë dhe e dhimbshme për mua të humbas këto dy evente, që janë kaq të rëndësishëm. Por gjithçka mund të bëj është të shoh pozitivisht dhe të përqendrohem te rikuperimi”, – shkruan Alkaraz.
Spanjolli u tërhoq në çerekfinale të të Paris-Bercy ndaj Holger Rune për një problem në abdominale. “Është një tërheqje muskulore, që kërkon 6 javë kohë për rikuperimin”, – sqaron tenisti.
Sezoni i numrit 1 të botës mbyllet këtu praktikisht. Vendin e tij në Torino do ta marrë amerikani Tejlor Fritz. Rezerva e parë sot do të ishte Hurkacz, por nëse Rune fiton turneun e Paris-Bercy, e kalon polakun.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.