Shqipëria U21 ndryshon pa filluar mirë përgatitjet për ndeshjet miqësore të këtij muaji. Traineri Alban Bushi shpalli listën dy ditë më parë dhe dje ishte në konferencën e zakonshme për mediat, por sot nga Shtëpia e Futbollit vjen njoftimi për largimin e dy futbollistëve nga grumbullimi.
Ledjo Tresa dhe Gjergji Kote kanë mbërritur të dëmtuar dhe në kushte të tilla është vendosur kthimi i tyre në shtëpi. Pa humbur kohë trainer Bushi ka thirrur Renaldo Torrajn që aktivizohet me Teutën në Kategorinë Superiore.

Ashtu si Kombëtarja e madhe, Shqipëria U21 do të përgatitet në Shtëpinë e Futbollit për miqësoren e datës 21, ndaj Greqisë (16:00) në “Stadiumin Serres Municipal” në qytetin me të njëjtin emër, përtej kufirit jugor të vendit.
Katër ditë më vonë kuqezinjtë e vegjël do të jenë në “Stadiumin Georges Ëoehlfart” ku do të luajnë ndaj Luksemburgut në orën 18:30.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.