Futboll

Dëmtime dhe mbipopullim – Ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Trajneri Sylvinho zhvilloi konferencën e parë për mediat pas prezantimit të listës së kuqezinjve për ndeshjet e muajit Mars. Fillimisht braziliani shpjegoi mungesat e Mitaj dhe Dakut (dëmtim rrëzë kofshe), Hysajt (dëmtim në kofshë) dhe Bares (dëmtim në pulpë).

Lojtarë të cilët mund të kthehen në stërvitje pas ndeshjeve të kombëtareve gjatë këtij muaji. Ismajli dhe Broja janë dy lojtarë që po rekuperohen dhe mbërritja në shtëpinë e futbollit do të shoqërohet me një kontroll nga stafi mjekësor për të kuptuar situatën reale të tyre.

Një tjetër dëmtim i rëndësishëm është edhe ai Arbnor Mucollit (ligament cruciate) që nuk pritet të kthehet përpara muajit Maj. Traineri pranon se Taulant Seferi nuk është grumbulluar për shkak të mbipopullimit në krahun e majtë ku shtoi dhe Hoxhën, Muçin, Bajramin dhe Mehmetin. 

Harry Kane, autor i 3 golave në vizitën e fundit të kuqezinjve në “Wembley”

Nga të cilët mund të vijnë maksimumi 3 lojtarë për cdo grumbullim.  Sylvinho-n e shqetëson më shumë qendra e mesfushës dhe krahu i djathtë ku ka më pak alternativa se në të majtë. Vlerëson polivalencën e Pajazitit dhe dardanit Brruti për të cilin është i bindur se mund të bëjë mirë.

Gjithashtu vlerëson paraqitjet e fundit të Shehut që i mundësuan edhe ftesën për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës. Ndjehet i qetë për mungesën e Hysat të cilin e mbulojnë Balliu dhe Hadroj, ndërsa vlerëson si shumë të rëndësishëm kthimin e Kapitenit Berat Gjimshiti.

Trajneri thotë se do ti besojë eksperiencës së Alijit që pritet të zëvëndësojë të dëmtuarin Mitaj. Ndërsa është i kënaqur me kthimin e Berishës te Lecce ku Ramadani është pikë kyçe ashtu si edhe në Kombëtare. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë