Gazeta Si – Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, pritet që këtë të mërkurë (1 nëntor 2023). të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, ku pritet të pyetet për të dhënë versionin e tij mbi hetimet që po kryen për dëmshpërblimet e tërmetit të nëntorit 2019.
Burime paraprake, shprehen se SPAK i ka dërguar fletë-thirrjen për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet që po kryhen për zyrtarë të Bashkisë së Kamzës për veprat penale, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Mësohet se hetimet për zyrtarë të Bashkisë Kamëz, po zhvillohen lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin.
Më herët, SPAK ka vendosur nën hetim edhe kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla, pas denoncimeve që dyshohet se ka abuzuar me tenderët e pastrimit të qytetit, por edhe se ka firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti. Memolla u paraqit pak ditë më parë në SPAK.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




