Biznes

Demokratizimi i shkencës së të dhënave

Harvard Business Review - Dëshironi të bini në gjurmët e hileqarëve të taksave? Qeveria Ruandeze po e bën — dhe po i gjurmon duke studiuar anomlaitë në të dhënat e mbledhura të të ardhurave.

Dëshironi të kuptoni se si kultura amerikane  po ndryshon? Ja si vepron një sociolog në Indiana. Ai po përdor të dhëna shkencore për të gjetur lidhjet në tekstet e shumta që njerëzit përdorin çdo ditë për të shprehur përvojat e tyre të botës - modele që asnjë lexues individual nuk do të ishte në gjendje ta pranonte.

Njerëzit inteligjentë gjejnë përdorime të reja të të dhënave shkencore çdo ditë. Pavarësisht shpërthimit të interesit për të dhënat e mbledhura, nga kompanitë financiare dhe kompanitë e kujdesit shëndetësor tek konsulentët e menaxhimit dhe qeveria - shumë organizata vazhdojnë të kufizojnë ende njohuritë e të dhënave në shkencë vetëm tek një numër i vogël punonjësish.

Ky është një gabim —dhe në terma afatgjatë, është situatë e paqëndrueshme. Le ta mendojmë në këtë mënyrë: Shumë pak kompani presin që vetëm shkrimtarët profesionistë të dinë të shkruajnë. Pra, pse pyesni vetëm shkencëtarët e të dhënave profesionale për të kuptuar dhe analizuar të dhënat, të paktën në një nivel bazë?

Transferimi i të gjitha njohurive të të dhënave në një pjesë të vogël të njerëzve brenda një kompanie është problematike në shumë nivele. Shkencëtarët e të dhënave e konsiderojnë si një sjellje të frustruar, sepse është e vështirë për ata të komunikojnë gjetjet e tyre tek kolegët që nuk kanë shkathtësi bazë të të dhënave. Palët e interesuara të biznesit janë të pakënaqur, sepse kërkesat e të dhënave kërkojnë shumë kohë për t'u përmbushur dhe shpesh nuk u përgjigjen pyetjeve origjinale. Në disa raste, kjo është për shkak se pyetësi nuk arrin të shpjegojë pyetjen siç duhet shkencëtarit të të dhënave.

Pse shkencëtarët e të dhënave nuk kanë nevojë të mësojnë të dhëna shkencore? Kjo është si të pyesësh që pse ata që nuk janë kontabilistë, duhet të pritet që të marrin vesh nga buxheti..

Në kohën e sotshme, çdo industri është e mbushur me të dhëna, dhe organizatat që kanë sukses janë ato që janë në avangard në kuptimin e të dhënave në mënyrë që të përshtaten me atë që po vjen. Mënyra më e mirë për të mundësuar zbulime të shpejta dhe njohuri më të thella është shpërndarja e ekspertizës së të dhënave në një organizatë.

Kompanitë që duan të konkurrojnë në moshën e të dhënave duhet të bëjnë tre gjëra: të shkëmbejnë mjete të të dhënave, të përhapin aftësitë e të dhënave dhe të përhapin përgjegjësinë e të dhënave.

Ndarja e mjeteve

Shumica e mjeteve të të dhënave qëndrojnë në ekipin e shkencave të të dhënave. Ndonëse kjo mund të duket e logjikshme, krijimi i një silo (depo e të dhënave fikse që mbetet nën kontrollin e një departamenti dhe është e izoluar nga pjesa tjetër e organizatës, ashtu si gruri në një silo bujqësore është i mbyllur nga elementët e jashtëm. Siloja e të dhënave mund të ketë rrënjë teknike ose kulturore.të mjeteve të të dhënave dhe kufizimi i qasjes në një grup të ngushtë punonjësish, ngarkon një barrë të madhe për këta punonjës.) Shumica e pyetjeve nga departamentet e tjera - inxhinieria, financa, produkti, marketingu - janë kërkesa relativisht të thjeshta që kushdo me trajnime bazë mund ti përmbushë. Duke ngarkuar shkencëtarët e të dhënave me detyra themelore, organizatat e devijojnë vëmendjen e tyre nga projektet më të mëdha që kërkojnë ekspertizën e tyre të thellë.

Airbnb, një besimtar i madh në demokratizmin e të dhënave shkencore, përpiqet të fuqizojë çdo anëtar të ekipit për të marrë vendime të nxitura nga të dhënat. Për të siguruar këtë, kompania krijoi Universitetin e saj të të Dhënave.

Mjetet bashkëpunuese gjithashtu ndihmojnë. Në Airbnb, çdokush mund të postojë një artikull në Skedarin e Njohurive. Pjesa tjetër e kompanisë sheh analiza të reja në një lajm, duke i lënë ata të dinë (1) cili problem të ri është sapo zgjidhur dhe (2) kush e ka zgjidhur atë, kështu që kushdo me pyetje të mëtejshme mund të dijë se kujt t'i thërrasë. Përveç kësaj për të ndihmuar kompaninë të bëhet gjithnjë e më efektive, artikujt e tillë i japin njohje njerëzve që i postojnë ato - gjë që nxit të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Ndarja e aftësive

Natyrisht, kur ndan mjetet e të dhënave, duhet gjithashtu t'u mundësosh njerëzve që të përdorin ato mjete. Jo çdo kompani mund të krijojë Universitetin e vet të të Dhënave. Në varësi të mjeteve të të dhënave që përdor organizata, një shumëllojshmëri e programeve edukative, si në internet ashtu dhe në mënyrë fizike, mund të ndikojnë në zhdërvjellësinë e ekipit të punës. (Natyrisht, unë jam i njëanshëm: kam vendosur një prej tyre.)

Ndërsa ekipi juaj fiton mundësinë për të mësuar ato aftësi, ata do të ndihen më të rehatshëm duke sjellë të dhëna për çdo vendim të rëndësishëm. Do të bëhet e qartë se disa anëtarë të ekipit janë më konod duke përdorur aftësitë e të dhënave sesa të tjerët. Inkurajoni personat e aftë për të mentoruar të tjerët. Edhe në kompaninë tonë, ku shkenca e të dhënave është biznesi ynë, disa njerëz nuk punojnë me të dhëna gjatë gjithë kohës. Kur ata kanë nevojë për ndihmë në një problem të vështirë, ata kërkojnë ndihmë tek ata që merren më shumë me to.

Një ekip që ka shkathtësi në të dhëna, bën kërkesa më të mira. Edhe të kuptuariit themelor të mjeteve dhe burimeve përmirëson në masë të madhe cilësinë e ndërveprimit midis kolegëve. Kur shkalla e "nivelit të përpjekjeve" - shuma e prapambetjes së nevojshme për të sqaruar atë që kërkohet - për çdo kërkesë zbret dhe shpejtësia e cilësia rriten.

Aftësitë e përbashkëta përmirësojnë kulturën e punës dhe rezultatet në një mënyrë tjetër: Ato përmirësojnë mirëkuptimin reciprok. Nëse e dini se sa vështirë do të jetë për të marrë një të dhënë të veçantë, ju do të rregulloni mënyrën e komunikimit me njerëzit përgjegjës për t'ju dhënë atë produkt që ju duhet. Bashkëpunime të tilla përmirësojnë vendin e punës për të gjithë.

Ndarja e përgjegjësive

Sapo një organizatë të japë akses dhe edukim të nevojshëm për demokratizimin e të dhënave mes punonjësve të saj, kjo mund të jetë koha për të rregulluar rolet dhe përgjegjësitë. Së paku, ekipet duhet të jenë në gjendje të kenë atë qasje dhe të kuptojnë grupet e të dhënave më të rëndësishme për funksionet e tyre. Por, duke pajisur më shumë anëtarë të ekipit me shkathtësi bazë të kodimit, organizatat mund të presin gjithashtu që ekipet e shkencave jo të të dhënave ta zbatojnë këtë njohuri në zgjidhjen e problemeve të departamenteve - duke çuar në rezultate të përmirësuara në masë të madhe.

Nëse puna juaj është e orientuar kah të dhënave, për shembull, skuadra juaj e të dhënave e centralizuar mund të zhvendosë fokusin e saj nga "kryerja e të dhënave të të tjerëve" në "ndërtimin e mjeteve që i mundësojnë të gjithë të bëjnë punën e tyre më shpejtë." Ekipi ynë I punës nuk merret me analizë të dhënash çdo ditë. Në vend të kësaj, ajo ndërton mjete të reja që të gjithë mund ti përdorin që 50 projektet të mund të lëvizin përpara aq shpejt, po ashtu si një projekt i vetëm ka avancuar më parë.

Shkenca e të dhënave nuk është më vetëm për shkencëtarët e të dhënave, nëse ndonjëherë ka pas qenë. Kompanitë e zgjuara sot sigurojnë që shumë nga punonjësit e tyre mund të flasin gjuhën e të dhënave dhe ta përdorin atë për të përmirësuar rezultatet e punës. Duke fuqizuar punonjësit me këto aftësi themelore, kompanitë janë duke realizuar nivele të jashtëzakonshme të inovacionit dhe efikasitetit.*Përktheu: Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë