Gazeta Si – Demiral, pas dygolëshit të tij në 1/8-at kundër Austrisë që e çoi Turqinë e tij në çerekfinale, festoi me një gjest që mund të ketë pasoja në pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Evropian.
Lojtari turk, me një të kaluar te Juventusi dhe Atalanta, bëri në fushë gjestin-simbol të “Ujqërve Gri”, një lëvizje e ekstremit të djathtë dhe më pas publikoi foto në rrjetet sociale.
Gjesti - i ndaluar në Austri dhe kundër të cilit ka vite që diskutohet në Gjermani për ta ndaluar - konsiston në ngritjen e krahëve në ajër, tërheqjen e gishtit tregues dhe të vogël, ndërsa gishti i mesit dhe i unazës shtypin gishtin e madh; pikërisht për të kujtuar imazhin e fytyrës së një ujku.
“Sigurisht që jam shumë i lumtur që kam shënuar dy gola. Mënyra se si festova kishte të bënte me identitetin tim turk, – deklaroi Demiral, kur festimi i tij i ndaluar tashmë ishte parë nga të gjithë. – Kam parë edhe shumë njerëz në stadium duke bërë këtë gjest. Nuk ka asnjë mesazh të fshehur”.
Ndërkohë, UEFA ka hapur një hetim dhe Demiral rrezikon të skualifikohet, siç ndodhi me sulmuesin shqiptar Mirlind Daku që së bashku me tifozët e tij kishte brohoritur thirrje nacionaliste kundër Serbisë dhe Maqedonisë.
Lëvizja e ekstremit të djathtë me të cilën lidhen këta "ujqër gri", quhet “Ülkücü” dhe monitorohet nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani.
Pjesë e “ujqërve gri” dhe ekstremistëve dhe mbështetësve të gjenocidit armen ishte edhe Mehmet Ali Agca, terroristi që tentoi të vriste Papa Gjon Palin II në sheshin e Shën Pjetrit më 13 maj 1981.
Duke iu rikthyer festës së Demiralit, shumë shpejt u ngritën polemika të mëdha në Gjermani, duke pasur parasysh gjithashtu se shumë gazetarë janë kërcënuar dhe janë ende kërcënohen nga ky grup ekstremist.
Para ndeshjes çerekfinale me Zvicrën, mbërritën në Gjermani gruaja e portierit Pickford, partneret e Toney, Boëen, Ramsdale, Rice, Henderson, të dashurat e Gallagher, Shaë dhe Ëatkins. Për të kompensuar ndotjen e prodhuar nga ky udhëtim, do të duhej të mbjellin 6.440 pemë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.