Gazeta Si – Sjellja e tifozëve vazhdon t’u shkaktojë dëme të mëdha financiare klubeve shqiptare. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka dhënë sot dënime në masë për shumicën e klubeve të Superiores pikërisht për këtë arsye.
Tirana dhe Partizani, për dëmet që shkaktuan tifozët e tyre në derbin e javës që shkoi në stadiumin ‘Air Albania’, janë gjobitur me nga 200 mijë lekë. Gjobë kanë marrë edhe Egnatia dhe Teuta, kurse Vllaznia dhe Laçi janë paralajmëruar.

Vendimet kryesore të Disiplinës dhe Etikës
Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 200.000 lekë. Urdhërohet të dëmshpërbleje dëmet në stadiumin Air Albania brenda 15 ditëve.
Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sendeve në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 200.000 lekë. Urdhërohet të dëmshpërbleje dëmet në stadiumin Air Albania brenda 15 ditëve.
Teuta, për mos respektim të rregullores, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet në mëngën e djathtë, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.
Lojtari i Lushnjës, Mikel Canka, për protestë ndaj vendimeve të arbitrit, duke përdorur gjeste ofenduese, dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




