Treg

Dëmet e papaguara të sigurimeve u ulën gjatë shkurtit

Nga të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dëmet e papaguara të sigurimeve në fund të muajit shkurt 2021 llogariten në 6.6 miliardë lekë, 17.5% më pak se një vit më parë.

Një vit më parë çështjet me dëme pezull numëroheshin mbi 12 mijë dhe gjatë shkurtit 2021 numërohen rreth 10 mijë.

Rënie në mungesë e pagesave të dëmeve pezull kanë pësuar 6 nga 8 kompanitë e sigurimit të jo-jetës, por shifra vazhdon të mbetet e lartë.

Rreth 20% të përgjegjësisë së pagesave të dëmeve pezull i përkasin Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, e cila ka ndihmuar në rënien e numrit.

Dëme pezull quhen të gjitha dëmet në proces miratimin të miratuara por të papaguara apo në çështje gjyqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë