Gazeta Si – Një 12-vjeçar u dërgua në spital me plagë të rënda mbrëmjen e të enjtes në Delvinë, pasi ishte kafshuar nga qentë.
Mësohet se i mituri, Z.H., nga fshati Rusan i Delvinës, ka qenë duke ruajtur, delet kur u sulmua nga qentë e një kopeje tjetër.
Ai ka qenë me bagëti në një kullotë në periferi të fshatit Rusan të Delvinës dhe ishte i vetëm, pa ndonjë të rritur nga familja e tij.
Babai i të miturit, por dhe çobani i kopesë tjetër kanë dhën dëshminë e tyre në polici. Burimet nga spitali, bëjnë me dije se djali i është nënshtruar mbrëmë ndërhyrjes kirurgjikale dhe sot është në gjendje të stabilizuar. Por ka dëmtime të shumta në këmbë dhe krahë, pasi u sulmua nga 6 qen stani njëherësh.
Plagët janë të rënda dhe djali është i fashuar në këmbë e në krahë. Gjithashtu ka marrë plagë edhe në bark. Prindërit kanë bërë denoncimin në polici lidhur me ngjarjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



