Shendet

Delhi regjistron mbi 200,000 raste të sëmundjeve akute të frymëmarrjes për shkak të ajrit të ndotur

Më shumë se 200,000 raste të sëmundjeve akute të frymëmarrjes u regjistruan në gjashtë spitale shtetërore në Delhi midis viteve 2022 dhe 2024, ndërsa kryeqyteti indian luftoi me rritjen e niveleve të ndotjes, tha qeveria federale.

Qeveria tha në parlament se më shumë se 30,000 njerëz me sëmundje të frymëmarrjes u detyruan të shtroheshin në spital në këto tre vjet.

Ajri toksik është një problem i përsëritur në Delhi dhe periferitë e tij, veçanërisht gjatë dimrave.

Për javë të tëra, Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) i Delhit,i cili mat lloje të ndryshme ndotësish, duke përfshirë PM2.5, ka qenë më shumë se 20 herë më i lartë se limiti i rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Nuk ka një shkak të vetëm pas problemit, por i atribuohet një përzierjeje faktorësh si emetimet industriale, shkarkimet e automjeteve, rënia e temperaturave, shpejtësia e ulët e erës dhe djegia sezonale e kashtës së të korrave në shtetet fqinje.

Gjashtë spitalet kryesore të Delhit regjistruan 67,054 raste akute të frymëmarrjes në vitin 2022, 69,293 në vitin 2023 dhe 68,411 në vitin 2024.

Indeksi mesatar i cilësisë së ajrit (AQI) i Delhit ka kaluar shumë herë kufirin “të rëndë” gjatë dekadës së fundit, veçanërisht në dimër, nivele që mund të dëmtojnë edhe njerëzit e shëndetshëm dhe paraqesin rreziqe serioze për ata me sëmundje ekzistuese.

Të mërkurën në mëngjes, AQI mesatare e Delhit ishte rreth 380, sipas aplikacionit Safar të mbështetur nga qeveria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë