Politike

Delegacioni i BE-së reagon për përmbytjet në Shqipëri: Mbështesim popullin shqiptar

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë tha sot se po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Delegacioni shkruan se Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus.

Gjithashtu, në postim thuhet se së bashku me Shtetet Anëtare, Bashkimi Europian është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë