Ka ndodhur

Del i dehur pas orës 20:00, arrestohet i riu në Kukës

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili ka dalë i dehur pas orës 20:00 në rrugë me makinën e tij, duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia e Kukësit bën me dije se është vënë në pranga R. C., 33 vjeç, banues në Kukës.

“Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor, në qytetin e Kukësit, jashtë fashës orare të lejuar për qarkullim, duke bërë manovra të rrezikshme me mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” si dhe është marrë masë plotësuese bllokim i lejes së drejtimit, për shkelje të Aktit Normativ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë