Ka ndodhur

Del ekspertiza e vrasjes së biznesmenit shqiptar në Greqi: Vdiq nga goditjet në kokë

Nga Gazeta Si - Vdekja e biznesmenit shqiptar në Greqi, Xhani Topalli, 46 vjeç, babai i tre fëmijëve nga Rodosi, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e 6 shtatorit, në zonën mes Psinthos dhe Afandos, ka ardhur si pasojë e dy goditjeve të forta në kokë.

Megjithëse pronari i hotelit, 53-vjeçari grek dhe djali i tij thanë se vdekja kishte ardhur për shkak të mbytjes, akti mjeko-ligjor e rrëzoi këtë deklaratë të tyre.

Të akuzuar për vrasjen e kontraktorit shqiptar, janë biznesmeni 53-vjeçar nga Rodosi dhe djali i tij 20-vjeçar, ndërsa shkaqet dyshohet se janë financiare pasi biznesmeni grek i kishte disa mijëra euro borxh viktimës për punën që kishte bërë në biznesin e tij në vitin 2019.

Vrasja e 46-vjeçarit shqiptar ndodhi mbrëmjen e së dielës më 28 gusht, ditën kur edhe u zhduk. Nga ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të viktimës, është konstatuar se janë dy goditjet në kokë të cilat i kanë shkaktuar lëndime dhe si pasojë e plagëve 46-vjçari shqiptar ka ndërruar jetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë