Ai kishte tentuar ta blinte nga një koleksionist për trefishin e çmimit të paguar dhe në fund ia kishte mohuar autorësinë që askush të mos e shiste. Pas 25 vitesh, Lucian Freud-it i është atribuuar “Standing Male Nude”, pikturë e cila, sipas disave, është edhe një autoportret që artisti ka dashur ta fshehë nga sikleti.
Historia, e rrëfyer nga “Guardian”, daton në fund të viteve 1990. Pasi e bleu veprën në një ankand, një koleksionist zviceran merr një telefonatë nga Frojdi që i kërkon për t’ia rishitur pikturën.
Të dy nuk njihen, koleksionisti refuzon me mirësjellje sepse i pëlqen shumë piktura; tri ditë më vonë ai merr një tjetër telefonatë nga mjeshtri britanik, këtë herë i tërbuar: Frojdi i ofron dyfishin, trefishin e shumës së paguar.
Ai vazhdon të refuzojë, duke ngjallur zemërimin e artistit, i cili në këtë moment “bëhet agresiv, fillon të përdorë sharje” dhe në fund shpall se do ta mohonte përjetë autorësinë për ta bërë atë të pashitshme. Dhe kështu ishte, edhe pas vdekjes së Frojdit në 2011: fondacioni i tij nuk ia atribuoi kurrë veprën piktorit.
Tani, falë viteve të kërkimit dhe tri studimeve të pavarura, “Standing Male Nude”, një vaj jo i plotë 43 cm x 65 cm në pëlhurë, i është atribuar zyrtarisht Frojdit.
Jo vetëm kaq, por mendohet se piktura mund të jetë një autoportret që mjeshtri britanik ka dashur ta fshehë nga sikleti.
Në fakt, edhe pse mezi duket, fytyra e burrit të zhveshur ngjan me atë të piktorit. Sipas hetuesit privat, Thierry Navarro, një mik i koleksionistit që bleu pikturën në 1997, vepra ndodhej në një apartament në Gjenevë ku jetoi për një periudhë të caktuar kohore, Francis Bacon dhe të cilin Frojdi e frekuentonte gjatë periudhës në të cilën dy artistët e mëdhenj kishin një marrëdhënie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



