Gazeta Si – Vanessa Ballan u vra nga tetë goditje me thikë nga shqiptari i Kosovës Bujar Fandaj, 6 nga të cilat ishin të thella dhe dy sipërfaqësore.
Nga autopsia dalin element të reja për vdekjen e 27-vjeçares nga Riese Pio X (Trevizo).
Ekzaminimi zbuloi se dy goditje kanë dëmtuar të dyja mushkëritë, ndërsa një plagë me thikë ka shpuar zemrën. Vrasësi e ka rrotulluar thikën në trupin e gruas për t’u siguruar që goditje ishte vdekjeprurëse.
Sipas mediave italiane, është konstatuar gjithashtu se viktima është rrahur para goditjeve me thikë: janë konstatuar mavijosje në kokë dhe fytyrë dhe plagë mbrojtëse në duar, siç ka rezultuar nga kontrolli i parë.
Vanessa vdiq shumë shpejt, sipas patologëve që kryen autopsinë. Për ta vrarë, Bujar Fandaj, duke përdorur një thikë me teh 20 centimetra të gjatë, ka qëlluar 8 herë me thikë të përqendruar në gjoks, disa prej të cilave ishin shumë të thella, për shkak të të cilave në pak çaste ajo ka humbur jetën.
U konfirmua po ashtu edhe shtatzënia e gruas: ajo kishte arritur afërsisht javën e dymbëdhjetë të shtatzënisë.
Në ditët në vijim do të bëhet edhe testi tek fetusi i saj për të konstatuar atësinë.
Jemi në pritje të miratimit nga organet e drejtësisë për kthimin e trupit në familje dhe caktimin e datës së varrimit.
Ndërkohë ditën e sotme është publikuar edhe video e momentit kur Bujar Fandaj ka hyrë në shtëpinë e Vanesës: këtë e ka bërë nga mbrapa me shpresën që të mos shihet, por kamerat e fqinjëve kanë regjistruar të gjithë skenën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.