Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, është shprehur se KQZ ka si detyrim ligjor të zbatojë dekretin e presidentit dhe të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve për 6 bashkitë vendore.
Sipas tij, KQZ nuk mund të përfshihet në gjithë diskutimin e bërë lidhur me këtë çështje.
Celibashi po ashtu ka bërë me dije se fondi i parashikuar deri më tani për këto zgjedhje, është 306 milionë lekë të reja.
“Në një vlerësim paraprake të zgjedhjeve, kemi një vlerë 306 milionë lekë përafërsisht. Nesër ose pasnesër do ta kemi të finalizuar për buxhetin e këtyre zgjedhjeve, kemi përgatitur drafte përgjegjëse, që lidhet me afatet”.
Ai ka thënë gjithashtu se fushata për partitë politike për zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohet nga 1 deri në 8 nëntor.
“Zyrtarisht e kemi datën e zhvillimit të zgjedhjeve, KQZ është në fazën intensive të përgatitjes së këtij procesi zgjedhor.
Në total janë 22 KZAZ, 1 mijë e 428 qendra votimi ku do votohet. Sa i përket numrin e zgjedhësve, kemi numrin e 11 majit, janë 992 mijë e 103 zgjedhës, që kanë qenë në listën e zgjedhësve të këtyre bashkive në zgjedhje për 11 majin”, ka shtuar ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




