Taksa

Deklarimet e DIVA, zbritje 48 mijë lekë për çdo fëmijë nën 18-vjeç

Nga Gazeta ‘SI’ – Administrata Tatimore ka njoftuar implementimin e një deklarate të re për të ardhurat vjetore, njohur si DIVA.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo kontratë i referohet deklarimeve vjetore që familjet me fëmijë nën 18 vjeç do të depozitojnë, duke nisur nga ky vit i të ardhurave dhe deklaratave tatimore.

Deklarata do depozitohet në fillim të vitit 2026, për të arDHurat e rezalizuara në vitin 2025.

Ky operacion financiar do kushtojë arkës së shtetit një shumë rreth 20 mln eurosh në vlerë rimbursimi.

“Kjo deklaratë sjell si risi zbritjet prej 48000 lekë nga baza e tatueshme si kompesim për çdo fëmijë nën 18 vjeç dhe shpenzimet arsimore! Shuma e vlerësuar për rimbursim do të jetë rreth 20 milionë euro. Deklarata do të dorëzohet në fillim të vitit 2026 për të ardhurat e realizuara në vitin 2025”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Ttaimeve në postimin e saj në rrjetin social.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë