Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim reagoi ndaj deklaratës së Sali Berishës dhënë më herët ndaj saj në një konference për shtyp.
“Nëse ‘ndërhyrja në procesin gjyqësor’ nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve,
duke e bërë të qartë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO,
SHBA e ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së”.
Kim shprehet se SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin.
Më herët, ish-kryeministri Sali Berisha tha:
“Unë publikisht sot para mediave shpreh keqardhjen por edhe denoncimin tim për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor. Javën e kaluar unë iu informova. Thashë se kam informacion për dy burime.
Guvenatorja bën takime për procesin gjyqësor që nuk ka asnjë bazë ligjore. Kurrë sipas përcaktimit të procedurave të kodit civil nuk mund të konsiderohet palë ajo që nuk është palë. Unë këtu i bëj thirrje qeverisë së SHBA të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësueses së saj në proceset gjyqësore në Shqipëri…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




