Vijon ardhja e mjeteve ushtarake dhe zbarkimi i trupave të luftës në Portin e Durrësit, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen “Defender Europe 21”.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka publikuar një video nga zbarkimi i trupave ushtarake.
“Nga porti i Durrësit, ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër të NATO-s, ‘Defender Europe 21’”, – shprehet Peleshi.
“Defender Europe 21”, është një stërvitje e organizuar nga ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë dhe parashikohet të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere.
Shqipëria do të jetë një nga 16 vendet që do të presin zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake, e cila ka për qëllim ndërveprimin e aleatëve dhe reagimin në raste krizash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




