Gazeta Si –Për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin DN 700 mm që vjen nga Stacioni i Pompave Fushë Milot, disa lagje në qytetin e Durrësit po vuajnë kenë probleme sa i takon furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas një njoftimi, shkak për këtë defekt të rëndë, është bërë rrëshqitja e dherave. Ndërsa mungesë të pjesshme të furnizimit me ujë do të ketë në lagjet: 2,3,4,5,6,7,8,9,10 dhe 11, ndërsa probleme më të ndjeshme priten në lagjen 15.
Ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



