Futboll

Dede snobon Kukësin: Edhe me 18-vjeçarë të luajmë do të jemi më superiorë se ata

Të mërkurën në 16:45 luhet ndeshja më e fortë e javës në 10 të Kategorisë Superiore. Në “Elbasan Arena” Tirana përballet me Kukësin në një ndeshje që do të tregojë shumë mbi fuqinë e dy ekipeve.

Para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp foli trajneri i Tiranës, Nevil Dede, ku foli për gjendjen e skuadrës, teksa nuk i ka kursyer “thumbat” për rivalët e Kukësi duke u shprehur se edhe nëse Tirana luan me 18-vjeçarë do të jetë superiorë ndaj verilindorëve.

Gjendja – Të jem i sinqertë, po kalojmë disa probleme me lojtarë të ndryshëm. Vangjeli është larguar për arsye shëndetësore. Shpresojmë të rikuperojmë sa më shpejt. Ka një problematikë, që vetëm një doktor në Greqi mund ta përmirësojë. Kjo vjen nga ndeshjet e shumta dhe ngarkesa e madhe.

Skuadrës i vë notën 8. Po shënonim 3-4 gola më tepër do t’i vendosja notën 9. Në qoftë se do të ishim në vend të parë meritonim 10.

Kukësi – E shohim nesër çfarë hapi do të ketë Kukësi në krahasim me ne. Në qoftë se do të ketë një hap tjetër do e shikojmë. Unë mendoj se ne jemi favoritë nesër përsëri. Ne jemi Tirana, pavarësisht problematikave mungesa, kemi akoma lojtarë, energji brenda klubit. Edhe sikur me 18-vjeçarë të luajmë do të jemi më superiorë se ata.

Melo dhe Asani – Janë lojtarë të Partizanit dhe nuk komentoj emrat e tyre. Kualitet kanë, normal, pasi e kanë treguar. E përsëris që lojtarët e mirë i do çdo ekip. Këtë ua kam thënë edhe në konferencat e mëparshme.

Çdo javë më bëjnë pyetje të njëjtë për lojtarë të ndryshëm. Përgjigjja është e njëjtë gjithmonë. Sa më shumë lojtarë me kualitet të kesh aq më i qetë je. Emra ka shumë në qarkullim, por mos harrojmë një akoma një periudhë në aktivitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë