Nga Gazeta Si – Në javën e parë të sezonit 2025-26 në “Premier League” ishin 7 debutues në listën e shënuesve të të paktën një goli.
Përjashto sezonin e parë, 1992-93, dicka e tillë ndodh për të dytën herë në historinë e “Premier League” pas sezonit 2007-08.
Për të fundit herë, ata që shënuan kaq shumë në raundin e parë ishin Roque Santa Cruz, Rolando Bianchi, Geovanni, John Utaka, Olivier Kapo, Claudio Pizarro dhe Florent Malouda.
Por ka akoma më shumë për tu gëzuar kur flitet për debutuesit dhe ata të sezonit të ri në ishull, nuk u mjaftuan vetëm duke shënuar, por kishte nga ata që dhuruan shumë edhe në lojë, pa gjetur rrjetën.
Mohammed Kudus (Tottenham)
Eshtë impresionuese të shohësh se si ish lojtari i West Ham, është integruar kaq mirë tek Tottenham. Cdo sulm kalon prej tij dhe duket e paimagjinueshme të zëvendësohet në rast dëmtimi.
Hugo Ekitike (Liverpool)
Arne Slot hodhi në fushë 4 debutues, më shumë se cdo sezon tjetër prej atij 2015-2016 duke u bërë skuadra e parë kampione në fuqi që aktivizon kaq shumë debutues në raundin e parë në historinë e “Premier League”. Francezi që erdhi nga Frankfurt, shënoi golin e parë dhe shërbeu për Gakpo që shënoi të dayton ndaj Bournemouth.
Dan Ndoye (Nottingham Forest)
E ku kishte më mirë për zëvendësuesin e Anthony Elanga-s, se sa nisja e sezonit me gol. Gjë që pikërisht Ndoye bëri të dielën, 42’ pas debutimit në ishull.
Bryan Mbeumo (Manchester United)
Kush e ndjek kampionatin anglez e di se cfarë është në gjëndje të bëjë Mbeumo. Pyetja që e ndiqte ishte nëse atë cka ai arriti te Brentford do ta realizonte në “Old Traford”. Ajo cka pamë ndaj Arsenal flet për sinjale pozitive.
Noah Sadiki (Sunderland)
Ishte një nga tre lojtarët nën 21 vjec që debutuan në “Stadium of Light” në fitoren 3-0 ndaj West Ham. 20 vjecari bëri një paraqitje të shkëlqyer duke luftuar fort në mesfushë për të mbështetur shokët e skuadrës së re.
Tijjani Reijnders (Manchester City)
Holandezi u bë debutuesi i parë që shënon dhe jep një asist pas Sergio Aguero-s në Gushtin e vitit 2011. Duke konsideruar atë cka bëri në “Molineux”, të duket e vështirë se si në 179 ndeshje në kategorinë e parë, ai shënon dhe shërben vetëm për të dytën herë në një ndeshje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



