Zhermen Penant, një nga talentet më premtues të futbollit anglez të disa viteve më parë, në një intervistë të gjatë për “El Periódico de Aragón”, ka treguar disa episode të veçanta të karrierës së tij. “Mbaj mend shumë mirë ndeshjen e parë si titullar me Arsenalin, ishte kundër Southemptonit. Isha 19 vjeç dhe një natë më parë kisha shkuar në një festë. Kujtoj që hëngra mëngjes në një McDonald’s, ishte përgatitja më e keqe që mund të bëja, por shënova tre gola, edhe pse vija nga një natë, ku isha bërë tapë me alkool”, – rrëfen futbollisti anglez.
Më pas ai tregon edhe për jetën në Spanjë. “Në Zaragoza kisha problem me spanjishten, dija vetëm të thosha: ‘dy birra të lutem!’ Bashkë me Frank Songo kemi përjetuar një natë të çmendur në Spanjë, një udhëtim të tmerrshëm në Barcelonë. Ishim me disa vajza dhe morëm trenin më 6.30 të mëngjesit për t’u kthyer në stërvitje, por u vonuam dhe ishim në stres. Vilanueva më telefonte shpesh për të ditur ku isha, nuk i përgjigjesha. Përkthyesi im më tha se kishte qenë në shtëpinë time dhe nuk kishte gjetur askënd atje. Kur shkova i mbusha mendjen se kisha qenë duke fjetur dhe nuk e kasha ndjerë telefonin.
Një herë tjetrër duhej të merrja trenin për në Madrid, për të shkuar më pas me avion në Mançester, ku do të firmosja akordin me Stoken. Ishte 31 gusht dhe po e humbja trenin, do të humbja edhe kontratën. Zbrita nga “Porsche Cayenne” dhe i lashë çelsat aty. Telefonova përkthyesin tim Fernando dhe i thashë të shkonte në stacion të merrte makinën dhe të paguante biletën e parkimit, gati 500 euro. I thashë të mos shqetësohej se makina ishte e hapur. Ai u habit dhe më tha: ‘Një “Porsche” e lënë hapur! Je çmendur?”. Janë vetëm disa nga bëmat e Zhermen Penant.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.