Gazeta Si – Mbrëmje e paharrueshme për Simone Pafundin në ‘Air Albania’. Në moshën 16 vjeç, 8 muaj e 2 ditë ai është lojtari i parë italian në 100 vitet e fundit që debuton me fanellën e kombëtares pa mbushur 17 vjeç.
Në historinë e kombëtares italiane, Pafundi, trekuartist i Udinezes, i datëlindjes 2006, është lojtari i tretë më i ri që debuton me ‘axurrët’. Para tij janë Rodolfo Gavineli në 1911-ën (16 vjeç, 3 muaj e 8 ditë) dhe Renco De Veki në 1910-ën (16 vjeç, 3 muaj e 23 ditë). Pas Pafundit është Xhaluixhi Donaruma (17 vjeç, 6 muaj e 4 ditë).
Simone Pafundi 🙌
— Udinese Calcio (@Udinese_1896) November 16, 2022
Esordio per il nostro classe 2006 con la maglia dell’Italia 🇮🇹
Il più giovane calciatore ad aver esordito con gli @Azzurri negli ultimi 111 anni! 👏
⚪️⚫️ #ForzaUdinese #AlèUdin #Udinese #Nazionale #Italia pic.twitter.com/LEfrphvZ2Y
Pafundi do ta kujtojë gjithë jetën ndeshjen miqësore me Shqipërinë. Ai u fut në fushë në minutën e 89-të, në vend të Verratit. Në ato pak minuta ai ra në sy menjëherë me 4 gjuajtje, duke iu afruar shumë golit. Në Serinë A ka debutuar më 20 maj, kundër Salernitanës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




