Kanë nisur në Bulqizë reshjet e para të dëborës, të cilat janë shoqëruar me erë të fortë dhe
Dëbora ka sjellë probleme në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi, por jo vetëm. Mësohet se reshjet kanë shkaktuar probleme edhe me linjat e transmetimit të energjisë elektrike, duke lënë pa energji të gjithë rrethin e Bulqizës.
Ndërkohë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale, borëpastrueset kanë vijuar punën.
Policia lokale e qarkullimit u bën thirrje drejtueseve të automjeteve, të cilët lëvizin në rrugët rurale, që lidh njësitë administrative me rrugën nacionale, të përdorin zinxhirë. Ndërkohë aksi nacional Bulqizë-Peshkopi kalohet pa zinxhirë. Më poshtë do të gjeni një galeri me pamje spektakolare nga Bulqiza …
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




