Futboll

Dëbora e madhe shtyn për nesër ‘finalen’ e Berat Gjimshitit në Champions

Reshjet e mëdha të dëborës në Bergamo kanë bërë që sfida Atalanta-Vilarreal të shtyhet për nesër. Pasi panë me kujdes terrenin e stadiumit dhe biseduan me trajnerët e dy skuadrave, arbitrat vendosën që kjo ndeshje të luhet nesër.

Pavarësisht punës së madhe të punëtorëve, të cilët bënë të pamundurën për të pastruar fushën, dëbora ishte e pandalshme në Bergamo dhe në atë terren nuk mund të luhej futboll.

Stadiumi i Atalantes. Gazeta Si, 8 dhjetor 2021

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi nga rezultati i saj varet kualifikimi për në fazën e 1/8-ave në Ligën e Kampionëve. Atalantës së Berat Gjimshitit, mbrojtësit të Kombëtares, i bën punë vetëm fitorja, për të cilën duhet të presë deri nesër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë