Pas debatit dy orësh për lirimin e zyrave të FRD kërkuar nga Bashkia e Tiranës dhe incidentit e më pas thirrjes së Presidentit Ilir Meta se opozita duhet “të zgjohet” pas kësaj ngjarje, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.
“Partia Demokratike dënon aktin brutal, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.
Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.
Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill, pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund!
Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!”, thuhet në deklaratën e PD
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




