Politike

Debati për ndryshimin e kufijve, Presidenti i Sllovenisë: E dimë që nuk zhvillohen pa flijime

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një konferencë për shtyp me homologun e Sllovenisë,  Borut Pahor.

Jo pa qëllim Presidenti i Republikës, Ilir Meta nënvizoi gjatë një deklaratë për mediat se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është vetëm BE.

Një qëndrim i përforcuar më pas nga  Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, që përkon edhe me një debat delikat të ditëve të fundit, lidhur me disa dokumente të cilësuara “non-paper”, që flasin për ndryshim kufijsh. Presidenti slloven ndodhet në Tiranë në kuadër  të përgatitjes së takimit të përvjetorit të 10 të procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet më 17 maj në Slloveni.

“Mendoj se zgjerimi i BE në Ballkan është jo vetëm gjeopolitik por i pazëvendësueshën për paqe e stabilitet të rajonit e krejt Evropës.

Bashkë me presidentin, Ilir Meta e miqtë e mi do angazhohem që në konkluzionet e takimit më 17 maj të japim një porosi bindëse të fuqishme mbi rëndësinë e zgjerimit që duhet të jetë më i shpejtë e të kenë parasysh jo vetëm shtetin e posaçëm me të cilin negociohet por edhe tërë rajonin.

Do të zvogëlohej rëndësia e debatimit të ri për ndryshimin e kufijve në Ballkan që sipas mendimit tim ky proces s’mund të përfundojë në mënyrë të paqtë.

Në anëtarësinë e BE kufijtë mes shteteve bëhen më pak të rëndësishme e s’ka nevojë për ndryshimin e tyre“.

Më tej ai theksoi: “E dimë nga përvoja se ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen pa flijime, besoj që ne udhëheqëqsit e kësaj pjesë të Evropës por edhe krejt BE e kemi këtë obligim moral e politik që në këtë kohë që s’është e thjeshtë jo vetëm për shkak të Covid por dhe problemeve të brendshme të BE por edhe të Ballkanit, në mjedisin tonë evropan e kombëtar që sot në këtë kohë më të komplikuar të japim një ide të re se si të zhvillohet më shpejt e entuziazëm që udhëheqësit e njerëzit e shteteve të BE nga njëra anë e banorëve të shteteve të Ballkanit. Nuk është kjo detyrë e lehtë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë