Gazeta Si – Zërat për një ftesë të mundshme nga Shqipëria për dy lojtarë të tjerë kosovarë, pas Arbnor Mujës dhe Mirlind Dakut, ka sjellë reagime nga Kosova. Emrat e lakuar për t’u veshur kuqezi janë mbrojtësit Armend Thaçi dhe Lumbardh Dellova.
Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka folur së fundi për këtë çështje, duke dalë kundër tirrjes së lojtarëve të Kosovës nga Shqipëria.
“Kemi pasur mirëkuptim me Federatën Shqiptare të Futbollit. Mendoj se nuk është në rregull të ftohen lojtarë që janë pjesë e Kombëtares sonë nga Shqiëpria. Dellova ka qenë pjesë e Kosovës dhe është e papranueshme që ai të ftohet nga dikush tjetër”, – ka theksuar mes të tjerash Ademi.
Kjo është një çështje që në fakt ka krijuar gjithmonë polemika dhe situatat janë të ndryshme. Ka raste kur një lojtar nuk grumbullohet nga Kosova dhe atë e thërret Shqipëria, siç është rasti i Dakut për shembull. Zgjedhja varet shumë edhe nga dëshira e vetë lojtarit. Pas fitores së kuqezinjve ndaj Polonisë kjo temë është rikthyer në vëmendje dhe polemikat vazhdojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.