Kryeministri Edi Rama është përfshirë sërish në debatin që ka shkaktuar vala e madhe e shqiptarëve që emigrojnë ilegalisht drejt Britanisë së Madhe.
Nga Tropoja, në një takim me fermerët, duke komentuar deklaratat e një gazetareje britanike, e cila iu kishte dalë në mbrojtje shqiptarëve që emigrojnë drejt MB-së, Rama tha se “nuk është e drejtë që t’u thuash njerëzve rrini këtu dhe mos ikni”.
“Më bëri shumë përshtypje artikulli i një gazetareje të famshme britanike që shkruante në lidhje me debatin e hapur në Britani pas ndërhyrjes time në atë debat, dhe thoshte që vetëm vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur apo për të ardhur. Shqiptarët, thoshte, sot po bëjnë atë që bota e ka bërë qysh në lindje të saj.
Shqiptarët po bëjnë atë që ne kur kemi qenë më pak të pasur e kemi bërë shumë më tepër se këta në një kohë tjetër. Po bëjnë atë që sot e bëjnë qytetarët e këtij vendi që jetojnë në zona të vështira, pasi ka dhe aty zona të vështira dhe njerëz që largohen për në Londër.
Është e pamundur dhe nuk është e drejtë për t’i thënë njerëzve rrini këtu mos ikni. Njerëzit kanë të drejtën e tyre për të marrë vendimet pasi nuk jemi në bunkerin e komunizmit”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



