Politike

Debate për Ballukun/ Bardhi akuza PS-së për raportin, Balla: Më 12 mars është gati

Nga Gazeta ‘Si’- Me debate mes Gazment Bardhit dhe Taulant Ballës ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi kritikoi kreun e Kuvendit Niko Peleshi, për mosfutjen në rendin e ditës së kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Ai tha se Kuvendi ka detyrimin t’i kthejë përgjigje SPAK ndërkohë që sipas tij ka 3 muaj që pengohen hetimet.

“Siç jeni në dijeni, Këshilli për Mandatet ka përfunduar shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut për arrestimin apo heqjen e lirisë ndaj deputetes Belinda Balluku.

Duke qenë se ju s’kishit ende asnjë qëndrim dhe s’u kuptuat çfarë thatë, 5 deputetë e kanë dorëzuar raportin për seancën plenare. Sipas rregullores, ju zoti kryetar jeni të detyruar ta përfshini raportin si pjesë të seancës më të parë. Raporti është dorëzuar të hënën dhe seanca më e parë është seanca e sotme. Në rendin e ditës nuk është përfshirë shqyrtimi i kësaj kërkese dhe ka natyrë urgjente dhe ju doni të konsiderohet e rrëzuar për shkak të mosmarrjes në shqyrtim. E keni çuar në limite”, tha Bardhi.

Më tej ai vazhdoi me akuzat ndaj mazhorancës për zvarritje të procesit.

“Nëse me thoni se Ulsiu është akoma në bibliotekë dhe nuk e ka përfunduar raportin ky është problemi i Ulsiut. Nuk ka nevojë për lexim të thelluar si mbrohet Balluku. Ky Kuvend ka për detyrë t’i përgjigjet SPAK-ut”, tha Bardhi.

Ndërkohë, kreu i grupit i PS Taulant Balla i tha opozitës se janë brenda afatit 2 javor për të përgatitur raportin e tyre.

Balla tha se Bardhi sipas tij gënjeu dhe sqaroi publikun se duke respektuar afatin raportet do të jenë gati në seancën më të parë, që i bie ajo e 12 marsit.

Ndërsa Balla fliste, Bardhi e quajti “ushtar të bandave“.  

Pjesë nga debati:

Taulant Balla: E dëgjova me vëmendje gënjeshtrën dhe të gënjesh edhe në muaj Ramazani është dyfish.

Gazment Bardhi: O ushtari i bandave, o ushtari i Suelit. Ti nuk ke lidhje me fenë

Taulant Balla: Sa lidhje kam unë me besimin, i vetmi që nuk ke lidhje je ti. As me besimin, as me vlera të tjera morale dhe familjare. Mungesa e tyre janë tepër të rëndësishme për t’u konsideruar për çdo person.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë