Gazeta Si – Rodrigo De Paul, një nga protagonistët e Argjentinës në fitimin e Kupës së Amerikës 2021, rrezikon të mos shkojë në Botërorin e Katarit.
Arsyet që mund ta mbajnë mesfushorin e Atletiko Madridit jashtë listës së trajnerit Lionel Skaloni nuk janë teknike, por personale.
De Paul është në një betejë ligjore me ish-të fejuarën Kamila Homs për fëmijët e tyre. Ajo e ka paditur në gjykatë lojtarin për një shumë të majme dhe procesi, që përcakton ndarjen e pasurisë dhe rregullat e vizitës së fëmijëve nga prindërit, është ende në zhvillim.

Për këtë arsye, sipas deklaratave të presidentit të Federatës Argjentinase të Futbollit, Klaudio Tapia, De lojtari mund të mos marrë viston për në Katar 2022. Ligjet në fuqi në vend dhe rregullat e FIFA-s, në fakt, ndalojnë pjesëmarrjen në një event me kombëtaren të dikujt, ndaj të cilit ka process penal të hapur.
“Kjo është ajo që kuptohet, teksa lexon rregulloren e FIFA-s”, – ka shpjeguar Tapia. Për ‘Radio Argentina’ ai foli gjithsesi me optimizëm se çështja mund të zgjidhet në kohën e duhur.
“Besoj se tani janë në procesin e divorcit. E njoh mirë De Paul dhe e di mirë lidhjen që ka më fëmijët. Besoj se gjithçka do të zgjidhet në mënyrën më të mirë”, – shtoi Tapia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




