Euro 2020

De Ligt, kunj Italisë: Ende nuk është përballur me skuadra të forta

Pas fitores së fundit ndaj Maqedonisë së Veriut dhe vendit të parë në Grupin C me pikë të plota, Mathijs de Ligt, mbrojtësi i Holandës dhe Juventusit po shijon kalimin e turit. Holandezi i dërgon një mesazh të qartë edhe Italisë.

"Të fitosh tri ndeshjet e para është gjëja e parë e rëndësishme, siç është edhe përmirësimi ndeshje pas ndeshjeje, - është shprehur de Ligt. – Tani vëmendja te ndeshjet e tjera, jemi në pritje të njohim kundërshtarin e 1/8-ve. E kam ndjekur Italinë dhe mendoj se bëjnë një lojë të bukur. Por për momentin nuk ka luajtur me skuadra top, siç është Franca, për shembull".

Mathijs de Ligt. Gazeta Si, 23 qershor 2021

Pavarësisht ndonjë shigjetimi, futbollisti holandez ka vlerësuar mënyrën e lojës së skuadrës së Mançinit: "Sigurisht, ata kanë një stil loje jo italian, sepse sulmojnë shumë. Më pqlqen fakti që të gjithë djemtë kanë luajtur, kjo është shumë e rëndësishme”, - ka theksuar de Ligt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë