Futboll

De Bryjne imiton Mesin, u dhuron iPhone platini shokëve të ekipit për ‘Treble’

Gazeta Si – Dhuratë speciale nga ana e mesfushorit belg për shokët e ekipit dhe trajnerin Guardiola për të festuar ‘Treble’, suksesin e trefishtë të Mançester Sitit sezonin e kaluar.

Orët e fundit janë përhapur në rrjetet sociale imazhet dhe lajmi i dhuratës fantastike që Kevin De Bryjne u ka bërë të gjithë shokëve te Mançester Sitit. Një mënyrë vlerësimi kjo për fitimin e titullit kampion, Championsit dhe FA Cup sezonin që shkoi.

Fantazisti bleg i ka dhuruar secilit, 26 lojtarë, një iPhone platini me një vlerë prej 5 mijë stërlinash secili, të prodhuar nga dizajneri i telefonëve të personalizuar iDesign Gold.

Në çdo telefon të personalizuar është shkruar emri i lojtarit dhe logoja e Mançester Sitit. Këtë dhuratë të veçantë e ka marrë edhe trajneri Pep Guardiola. Një burim pranë ekipit anglez, duke folur për ‘Sun’, ka shpjeguar: “Ishte një veprim klasi nga Kevin, që ka dashur të tregojë vlerësimin e tij për skuadrën”.

Një gjest i tillë është bërë më parë nga Lionel Mesi, i cili në fillim të vitit u dhuroi shokëve të skuadrës tek Argjentina, trajnerit dhe stafit, një iPhone ari 24-karatësh me vlerë rreth 200 mijë euro për të festuar Kupën e Botës në Katar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë