Gazeta Si – Tre të rinj janë arrestuar në Shkodër në operacionin policor të koduar “Delivery”, të akuzuar për shpërndarje të drogës dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit zyrtar, policia thotë se fillimisht u arritën të ndaloheshin në flagrancë dy të rinj që qarkullonin me një motomjet.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj drejtuesit, një 17-vjeçar që udhëtonte pa leje drejtimi dhe pasagjerit të tij 18-vjeçar, me iniciale M.M., u zbuluan dhjetëra doza kanabisi të bëra gati për shitje, të cilat dyshohet se po transportoheshin drejt klientëve të mundshëm në pika të ndryshme të qytetit.
Pasi forcat e rendit zgjeruan kontrollin edhe në banesën e 18-vjeçarit, u zbuluan prova të tjera kompromentuese që rëndojnë pozitat e familjarëve të tij.
Brenda shtëpisë ku qëndronin edhe vëllai i tij, P.M., dhe xhaxhai Z.M., policia sekuestroi rreth 280 doza të tjera kanabisi të ambalazhuara në qese farmaceutike, si dhe një arsenal të vogël armësh që përfshinte një pistoletë, një pushkë dhe një sasi të konsiderueshme municioni luftarak.
Sipas pamjeve filmike, armët e zjarrit ishin të murosura në banesë. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan 18-vjeçari, xhaxhai i tij 36-vjeçar dhe i mituri që drejtonte motomjetin, ndërsa vëllai 20-vjeçar i njërit prej të arrestuarve do të ndiqet në gjendje të lirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje