Futboll

‘Davidi kundër Goliati-t’ në Kategorinë Superiore

Kështu mund ta përkufizojmë javën e 32 në futbollin vendas dhe kjo për një arësye – 5 skuadrat e para (që luajnë për një vend në Big4) do të luajnë ndaj 5 ndjekëseve që kërkojnë qëndrimin mes më të mirëve. Gjithçka do të fillojë nga ora 17:00 e ditës së sotme në “Stadiumin Skënderbeu” dhe “Arenën e Demave”. Dinamo City nuk e ka pasur të lehtë me Skënderbeun dhe korçarët do të provojnë të kthehen te fitorja përballë një rivali që e kanë mundur edhe më herët. Paralelisht në të njëjtën orë Partizani do të luajë ndeshjen e parë nën drejtimin e Skënder Gegës të rikthyer në shtëpi përballë Laçit që krejt papritur e gjen veten në luftën për mbijetesë.

E diela mbyllet në orën 20:00 në “Loro Boriçi” ku Vllaznia pret Teutën me një objektiv të qartë për vendas dhe miq, fitoren. Kuqebluve iu shërben për titullin në sezonin e rregullt, ndërsa “djemve të detit” për mbijetesën. Raundi i 32 vijon të hënën në Ballsh ku zbret Egnatia, kampionia në fuqi dhe e para skuadër që siguroi matematikisht “Final4” këtë sezon. Duke shpresuar në një ulje të vëmendjes së miqve, Bylis do të provojë të qëndrojë në mesin e tabelës. Në “Elbasan Arena” do të jetë Tirana, këtë herë si udhëtuese. Bardheblutë nuk humbasin prej 4 ndeshjesh por kanë marrë vetëm 6 pikë. Ndërsa AF Elbasani luan për të reduktuar akoma më shumë diferencën me Partizanin. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë